Tjetërsuan tokën 12.900 m2 në Lalëz, detaje nga arrestimi i ish-kreut të Kadastrës
Detaje të reja janë zbuluar nga arrestimi i ish-drejtuesit të Kadastrës së Durrësit, Ardian Kona, i cili u ndalu këtë të mërkurë me urdhër të prokurorisë.
52-vjeçari u ndalua në kuadër të një hetimi të nisur nga prokuroria e Durrësit në lidhje me regjistrimin e një prone me dokumente false.
Gjithashtu në kërkim janë shpallur dhe 2 zyrtarë të tjerë të Kadastrës, të cilët akuzohen për veprën penale të Shpërdorimit të detyrës.
Ata janë shtetasit B. Z., 42 vjeç, me detyrë jurist në ASHK Durrës dhe L. D., hartografi i Kadastrës.
Në kërkim u shpall dhe përfituesi i pronës, shtetasja me iniciale A. D., 44 vjeçe, banues në Tiranë. Ky i fundit akuzohet për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim dhe “Falsifikimi i dokumenteve”’.
Nga hetimi i nisur në vitin 2024, rezultoi se përfituesja e pronës, në bashkëpunim me drejtorin dhe 2 punonjësit e Kadastrës së Durrësit, kanë regjistruar një sipërfaqë 12.900 m2 pa asnjë dokument ligjor, pasuri kjo e ndodhur në Lalëz Durrës, e cila më parë ka qenë pasuri me status “shtet”.
“Kjo pasuri u regjistrua në kundërshtim Ligjin nr.9948, datë 07.07.2008 “Për vlefshmërinë ligjore të titujve të pronësisë”, i ndryshuar” pasi u regjistrua bazuar në një vendim gjykate i cili detyronte komunën për pajisjen me AMTP. Nga hetimet rezultoi se për këtë pasuri nuk është lëshuar asnjëherë AMTP nga institucionet përkatëse, si dhe nuk ka asnjë dokumentacion apo aplikim në ASHK në lidhje me këtë pasuri.
Me vendimin nr.488 datë 28.07.2024, nga Gjykata e Shkallë së Parë të Juridiksinit të Përgjithshëm Durrës për këtë pasuri ka vendosur ‘Sekuestro preventive”, të kësaj toke”, njofton prokuroria e Durrësit.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta