Grabitja e 5,4 mln eurove në Rinas, GJKKO jep vendimin e dënimit për Talo Çelën
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 18 vite burg në mungesë Talo Çelën për grabitjen e 5.4 milionë eurove në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit, në prill të 2019.
Prokuroria e Posaçme në pretencën e shpallur pak ditë më parë kishte kërkuar dënimin me 19 vjet burg për të shumëkërkuarin.
Talo Çela është një nga personat më të shumëkërkuar në Shqipëri. Ai u shpall në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Plumbi i Artë”, që çoi në kapjen e Nuredin Dumanit, Henrik Hoxhajt si dhe të disa personave të tjerë, pjesë e botës së krimit.
Për ngjarjen e 2019, GJKKO në tetor të vitit të shkuar dënoi me 122 vite burg 7 të pandehurit e grupit kriminal.
Klement Çala u dënua me 20 vite, ndërsa gjashtë të tjerët Oltion Veseli, Renaldo Sulaj, Saimir Cela, Oltion Pikli, Alkon Bengasi dhe Eldi Çala me 17 vite burg. Të dënuarit po e vuajnë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West