Murinjo synon rikthimin e Ronaldos në Evropë, mesazhi që i ka dërguar futbollistit

22 Nëntor 2024 | 10:21

Mediat turke shkruajnë se trajneri i Fenerbahçes, José Mourinjo, po synon një lëvizje të guximshme për të përforcuar skuadrën e tij gjatë afatit kalimtar të janarit. Burime nga “Fotomac” thonë se Mourinho ka kontaktuar yllin portugez, Cristiano Ronaldo, për të parë nëse ai do të ishte i interesuar për një rikthim në futbollin evropian, duke lënë mënjanë mosmarrëveshjet që ata patën gjatë kohës kur ishin të dy në Real Madrid.

Mourinjo thuhet se e pyeti Ronaldon nëse ishte i lumtur në klubin e tij aktual dhe nëse kishte dëshirë të largohej, duke i ofruar mundësinë për të ardhur te Fenerbahçe.

“A je i lumtur atje? Po flitet se doni të largoheni. Nëse po, a do të dëshironit të vini në Fenerbahçe?”- raportohet t’i ketë shkruar Ronaldo.

Megjithatë, transferimi duket i vështirë duke pasur parasysh pagën e jashtëzakonshme të Ronaldos, e cila kalon 220 milionë euro në vit. Kjo e bën një marrëveshje të tillë thuajse të pamundur për klubin turk.

Pavarësisht kësaj, përpjekja e Mourinjos për të tërhequr një lojtar të kalibrit të Ronaldos tregon ambicien e tij për ta kthyer Fenerbahçen në një skuadër konkurruese në nivelin evropian, duke përfituar nga reputacioni i tij për të tërhequr lojtarë të klasit botëror.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026