Moti i keq me erëra të forta, disa zona në Elbasan pa energji elektrike
Disa zona në qarkun e Elbasanit për shkak të motit të keq e me erë të fortë janë pa energji elektrike.
OSHEE njofton se aktualisht janë pa energji elektrike 324 abonentë në të gjithë qarkun Elbasan.
Situata më e rënduar paraqitet në bashkitë Librazhd, Përrenjas, Gramsh. Nga kushtet atmosferike janë shkaktuar dëme në sektorin energjetik sidomos në zonën e Librazhdit.
Për eliminimin e dëmeve janë në terren prej 48 orësh grupet e punës të cilat po punojnë për riparimin e defekteve. Janë djegur trasformatorët në disa lagje të fshatrave të Librazhdit nga shkarkimet atmosferike.
Gjithashtu, në linjat e tensionit të lartë dhe të mesëm ka pasur raste të rënies së pemëve të cilat kanë shkaktuar dëme në rrjetin energjitik në fshatrat e Librazhdit: Togëz, Dorëz, Zgosht, Fushë Struden Steblevë, Neshtë, Dranovicë , Orenjë, Librazhd Qendër, Vehçan, Xhyrë, Polis, Sopot.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset