“Të rinjtë kanë ikur”/ Braktiset edhe Shmili në Elbasan
Braktisja e zonave rurale, kryesisht nga të rinjtë, ka bërë që shumë zona të shpopullohen. Rasti konkret vjen nga fshati Shmil i Elbasanit. Shmili ndodhet rreth 27 km larg qytetit të Elbasanit. Ai po braktiset dita-ditës ndërsa dy dekada më parë në këtë zonë numëroheshin dhjetëra familje, sot të banuara kanë mbetur vetëm 5 shtëpi. Të rinj nuk ka më dhe ata që kanë mbëtur janë mosha e tretë.
“Kjo quhet lagja Buzhiq, unë jam banor i kësaj lagje, këtu është shpopulluar vendi, rini nuk ka më. Rinia iku e gjithë në kurbet dhe këtu ka ngelur ai më i vobekti, kanë ngelur pleqtë në pamumdesi për një rrugë tjetër, këtu ka mbaruar gjithçka, lagjia dhe shtëpitë janë komplet të braktisur”, thotë një banor i zonës.
Sipas atyre që vijojnë të jetojnë në këtë fshat, arsyet e largimit të të rinjve janë të shumta. I vetmi aktivitet për banorët e mbetur janë gështenjat, të cilat për ironi të fatit nxjerrin prodhim vetëm njëherë në vit.
“Është braktisur se nuk ka punë, nuk ka prodhime, nuk ka asgjë. Rinia ka ikur komplet, kanë qenë 24-25 familje këtu. Na mban mendja vetëm tek gështenjat dhe ata po degradohen. Vetem unë me gruan kemi ngelur, rinia iku, çunat kanë ikur”, thotë një tjetër banor i zonës.
“U braktis ikën të gjithë. Pse ka ngel vetem mosha e tretë? Po ne kemi ngel këtu, tre kater shtepi kemi ngel kanë qene 22, 23. Shumë e vështirë është çfar të bëjmë ne të shkretit ku të shkojmë. Shtepia më e paktë mund të kishte 5 veta, tani janë pesë familje dhe nga keto 5 familje ka nga dy vetë për shpi”, thot♪7 një banore e zonës.
Bujqësia dhe blegtoria janë burimi i vetëm i të ardhurave ekonomike për banorët e këtij fshati por me largimin masiv të të rinjve, pesha e punës ka mbetur mbi supet e të moshuarve të cilët më së shumti kanë braktisur tokat.
Faktorët ndikues të këtij largimi janë të shumtë. Të gjendur përballë papunësisë, vështirësive për të përballuar jetesën, brezi i ri ka zgjedhur të largohet duke parë si të vetmin shpëtim emigracionin.
LEXONI GJITHASHTU:
GJKKO nuk pranon kërkesën që Meta të dalë nga kafazi prej xhami në seancat gjyqësore
Pako me pjesë armësh nga SHBA, arrestohet 32-vjeçari që e priste në Tiranë
Rama pyetet për Zvërnecin në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: S’ka projekt të miratuar, pas protestave elementë iranianë
- 13:45 Paralajmërimi i Iranit: Bazat amerikane të përfshira në sulme janë objektiva legjitime
- 13:42 FIFA ndryshon edhe ceremoninë e himnit për Botërorin 2026
- 13:38 GJKKO nuk pranon kërkesën që Meta të dalë nga kafazi prej xhami në seancat gjyqësore
- 13:29 “Makbethat humbën qetësinë”, Spiropali për protestën: Duhet një Marrëveshje e re për Shqipërinë
- 13:23 Lideri suprem i Iranit miraton faljen për mbi 2,000 të dënuar
- 13:09 Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Antonio Costa: Zgjerimi i BE-së duhet të përshpejtohet dhe rregullat e saj të riorganizohen