“Nuk ka kushte”/ Treg “mesjetar” në Vlorë, ankohen tregtarët dhe blerësit
Në tregun e Mifolit në Vlorë që funksionon për shitjen e produkteve të ndryshme mungojnë kushtet elementare. Ky treg funksionon vetëm njëherë në javë. Të shumtë janë tregëtarët që vijnë nga Berati, Fieri dhe Vlora për të shitur produket ushqimore, por edhe orendi shtëpiake dhe veshje.
Kushtet në të cilat tregëtohen, kryesisht fruta perimet dhe nënproduktet e qumshtit, nuk plotësojnë as kushtet minimale të higjenës. Ata qytetarë që blejnë në këtë treg, tregojnë se kushtet janë si në mesjetë. Investime në këtë zonë nuk janë bërë prej vitesh, ndërsa pamjet flasin qartë për kushtet e mjerueshme.
“Çmimet janë rritur jashtë mase. Unë nuk jetoj këtu për vete, jam i larguar, por çmimet janë keq. Tregu, si gjendje, mirë, se e kanë rregulluar pak, se ka qenë më keq por kanë punuar pak”, thotë një qytetar.
“Tregu ishte shumë keq, se dilte edhe lumi, e bëhej llumë. Këto janë kushtet, se këtu ka të ardhura, duhet ta bëjnë me kushte më të mira, ta bëjnë me raftet e mbuluara, po jo kështu. Çmimet…po të më pyesni mua, si pensionist që marr 150 mijë lekë në muaj të vjetra, janë skandal, nuk ja dalim dot. Ne gjithmonë mburremi me fëmijët që kemi jashtë; na ndihmojnë ata.” thotë një tjetër qytetar.
“Unë vij nga Greqia. Çmimet janë njësoj si atje, ne marrim andej me shumë lekë, si këta që marrin me pak, çmimet janë njësoj si atje, si këtu. Nuk i përballojmë dot, me leket që marrim andej po i përballojmë, po me leket që marrin këta, 150-200, nuk i përballojnë”, thotë një e moshuar.
“Pashë një gjendje për kaposhat. Çmimet janë të mira deri tani, më vonë nuk e dimë, me 6 kaposhë, me 8 pula, mbase qëndrojnë këtu, se ekonomia është pribret”, thotë një qytetar.
Tregtarët që ushtrojnë aktivitetin në këtë zonë paguajnë taksa në bashki, por ato nuk i janë përkthyer në shërbime ndaj tyre.
“Kam nja 20 vjet, kushtet shumë mirë, çfarë duam ne, do bëjmë shtëpi këtu, ne do vijmë një ditë, shumë të mira janë kushtet por s’ka popull, po moshë e tretë, si puna ime dhe nuk ka kush ta punojë tokën? Asgjë s’kam shitur, 7-8 kg fasule”, thotë një tregtar.
“Kushtet dobët, shumë dobët, duhet shteti të ndërhyjë, mos të futen nga jashtë. Kam shitur nja 4-5 copë; po që ky çmim, dalim 0, sivjet, asnjë fitim”, thotë një tjetër tregtar.
“Shumë pak, se edhe tregu ka rënë, njerëzit janë varfëruar, ekonomia ka rënë shumë, dhe kështu ne jemi në minus, populli është aq i varfëruar sa s’ka nga të vënë, e s’ka çfarë të bëjë më”, shpreht një tregtar.
Investimet e pakta në 20 vite për tregun e vjetër tek ura e Mifolit janë mbushja e bazamentit si masë parandaluese për daljen e lumit Vjosa nga shtrati dhe asfaltimi i hyrjes së tregut.
LEXONI GJITHASHTU:
Ambasadori amerikan në BE: Trump ‘ende i zhgënjyer’ me NATO-n për shkak të Iranit
Mehdi Malkaj apel qytetarëve nga protesta: Të qëndrojmë në këmbë dhe të reagojmë
Rama për Politico: Nëse nuk do të ishte Kushneri askush nuk do të fliste! Kryeministri kundërshton etiketimin “Revolucioni i Flamingove”
- 22:32 Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz të shëndetit të tifozëve!
- 22:26 Witkoff dhe Kushner takohen me ekspertë bërthamorë në laboratorin kombëtar ‘Oak Ridge’
- 22:08 Aksident i rëndë në Novoselë, humb jetën një person
- 22:01 OKB-ja fajëson dezinformimin online për protestat jashtë zyrave të saj në Libi
- 21:51 Mesfushori i Gjermanisë, Lennart Karl dëmtohet në stërvitje. Mund të humbasë Kupën e Botës
- 21:43 Ekstradohet nga Dubai grupi kriminal të kërkuar për narkotikë, pastrim parash dhe mashtrim kompjuterik