“Na quajtën pushtues”, Rama takim me shqiptarët në Londër: Po punoni me djersë

24 Nëntor 2024 | 13:51

Ka nisur rreth gjysmë ore me vonesë takimi i kryeministrit Edi Rama me diasporën në Londër.

Fjala e kryeministrit është ndërprerë disa herë nga thirrje ‘Rama ik’ dhe ‘hajdut’, ndërsa vetë Rama është ndalur duke kërkuar qetësi e duke i cilësuar grup të verbërish të nxitur nga Tirana.

“Duke qene se unë u bëra shkas që të vini sot këtu në një ditë pushimi dua t’ju kërkoj ndjesë për një grusht të verbërish atje tek dera që të nxitur nga të verbrit në Tiranë kishin marr me vete librin e shtëpisë sonë dhe bërtisnin aty përballë. Me keqardhje, por pa asnjë dyshim me vetëdijen që edhe ata janë pjesë e familjes sonë të madhe unë kam besim se kjo ndasi e vjetër është drejt fundit të saj.

Ju e mbani mend ish-ministren e këtij vendi që u bë simbol i politikës djallëzore të diskriminimit etnik duke na treguar me gisht, duke e cilësuar ardhjen e shqiptarëve si pushtim. Na bëri pushtues, sikur ne ishim zaptues dhe jo si pjesë e njerëzve që punojnë në këto toka”, tha ai.

Personat që protestuan kundër kryeministrit Edi Rama kanë pretenduar edhe se janë dhunuar gjatë thirrjeve të tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026