Vrasja e 14-vjeçarit, Rama: Po përdoret për luftë pushteti, s’pyesin për viktimën
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në takimin me shqiptarët në Londër, foli edhe për ngjarjen e rëndë të vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani disa ditë më parë në Tiranë.
Rama tha se tragjedia e një fëmije po përdoret për luftë për pushtet nga njerëz që nuk kanë asnjë ndjeshmëri për viktimën dhe dhimbjen e familjes së tij,
“Një fëmijë vritet tragjikisht nga një fëmijë tjetër në vend të ketë vetëpërmbajtje siç ndodh në Amerikë ku plumbat e armëve prodhojnë masakra. Në Shqipëri fryhen me një ngut kriminal, askush nuk pyet për viktimën, as për familjen e tij, as për nevojën e komunitetit për të gjetur rrugë së bashku por kush të mundet ushqen urrejtje, nxit ndasi duke tjerrë me ditë e net lloj-lloj teorish. E deri protestash kundër qeverisë duke kthyer viktimën në mish për top të interesave politikë. Pa u varrosur kufoma dolën djajtë dhe nisën vallen u luftës për pushtet duke shkelur mbi trupin e të ndjerit e duke shkelmuar trurin e njerëzve të lënduar”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ligjet nuk mjaftojnë”, Gonzato-magjistratëve të rinj: Duhet të ndryshojë mendësia në institucionet e drejtësisë
Sadushi mesazh magjistratëve të rinj: Drejtësia kërkon integritet, paanshmëri dhe përgjegjësi publike
Temperatura të larta dhe reshje shiu, ja si parashikohet moti për këtë javë
- 11:03 Kosova në qendër të protestës antiqeveritare në Kralevë të Serbisë
- 11:00 Kompania spanjolle anulon 320 shërbime me trena, mijëra udhëtarë në vështirësi për shkak të një greve
- 10:51 “Ligjet nuk mjaftojnë”, Gonzato-magjistratëve të rinj: Duhet të ndryshojë mendësia në institucionet e drejtësisë
- 10:46 Sadushi mesazh magjistratëve të rinj: Drejtësia kërkon integritet, paanshmëri dhe përgjegjësi publike
- 10:42 Komisionerët evropianë do vizitojnë Turqinë përpara samitit të NATO-s
- 10:39 Kina ofron imazhe satelitore Venezuelës nga tërmeti, do ndihmojë me 14.7 milionë dollarësh