“”Zonja e zezë” Nexhmije Hoxha”, flet Fahri Balliu: Çfarë gjeta në arkiva
“Zonja e Zezë” Nexhmije Hoxha është një libër i përkthyer deri më tani në 10 gjuhë. Shkrimtari Fahri Balliu i ftuar në “Interview” në Euronews Albania tregoi më tepër se si i erdhi frymëzimi për të bërë këtë roman.
Gazetari dhe shkrimtari Fahri Balliu tha se Nexhmija dhe Ramizi kanë qenë dy personazhet që kanë drejtuar realisht diktaturën në Shqipëri, ndërsa të tjerët nga ato që ai ka mësuar nga arkivat, nuk kanë kuptuar shumë nga gjërat që kanë ndodhur.
“Gazeta 55 mua më futi në arkiva shumë thellë. Unë aty zbulova dhe arrita të kap kodin e drejtimit dhe komandimit të diktaturës. Më rezultoi që Nexhmie Hoxha ishte një faktor shumë i madh i diktaturës në Shqipëri.
Jo thjesht një bashkëshorte apo kryetare e frontit, por diktaturat drejtohen nga deepstate, kjo ka qenë shefja bashkë me Ramizin. Të gjithë këta që dilnin në fotografi, hanin pilaf dhe raki gjëkundi. Këta një pjesë e madhe nuk e kuptonin çfarë bëhej në thelb. Një pjesë e madhe luanin rolin e fasadës, por deepstate që drejtonte komandën gjenociduese mbi popullin, fillonte te Nexhmija”,-tha Balliu.
LEXONI GJITHASHTU:
Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
“Trishtim, po katandiset gjithmonë e më keq fakulteti”! Emocionohet Arben Kumbaro: E kthyen si në
“Skëndërbeu ka qenë mit për shqiptarët”, historiania Valentina Duka ‘skanon’ figurën e heroit
- 12:18 Përleshje e dhunshme në Nigeri, vriten 18 persona
- 12:12 Ceremonia mortore e Ajatollah Ali Khameneit, a do të jetë udhëheqësi suprem i Iranit në funeralin e babait të tij?
- 12:07 Task-forca monitoron Pogradecin, mbi 60% e vijës bregliqenore të Pogradecit mbetet plazh publik
- 12:05 Goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike në Has, arrestohen babë e bir, djali tjetër në kërkim
- 12:03 Zyrtare, Allegri emërohet trajner i Napolit
- 11:59 Portieri i Spanjës, Unai Simon, thyen rekordin botëror Guinness në Kupën e Botës