Belind Këlliçi paraqitet në SPAK
Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi është paraqitur në SPAK mëngjesin e kësaj të hëne. Sipas informacioneve ai është paraqitur për të dhënë shpjegime mbi kallëzimet që ka depozituar.
Pas daljes nga SPAK deputeti demokrat ka bërë me dije për mediat se ishte thirrur për një seancë pyetjesh lidhur me një denoncim të bërë prej tij lidhur me dosjen 5D ku po hetohen ish-zyrtarët e Bashkisë së Tiranës.
“Sot u paraqita në SPAK në vijim të kërkesës së prokurorit të çështjes dosjes 5D, zotit Klodian Braho, ku pata një seancë pyetje-përgjigje me oficerin e caktuar prej tij të policisë gjyqësore, në raport me dosjen famoze 5D. Për ato që janë pjesë e sekretit hetimor, nuk kam ndërmend ti bëj publike. Unë dua të ndalem në kërkesën time, por bëj të qartë që vijoj ti qëndroj fort kërkesës së zbatimit të gjithë rekomandimeve të Gjykatës së Apelit të Posaçëm”,-tha Këlliçi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Aty ka që protestojnë edhe për Iranin, Rusinë e Serbinë”, Shehi ndaj Bashës: Mund të jesh patronazhist
Ambasadorja zvicerane: Mbështesim demokracinë dhe zhvillimin vendor në Shqipëri
Taulant Balla: Kërkesat e protestuesëve u bënë nga “zëdhënësi i Iranit”
- 22:28 “Aty ka që protestojnë edhe për Iranin, Rusinë e Serbinë”, Shehi ndaj Bashës: Mund të jesh patronazhist
- 22:26 Nafta bie me gati 4% pas sinjaleve pozitive nga bisedimet SHBA-Iran, Brent nën 78 dollarë
- 22:23 Avramopoulos pas urdhër-arresti: Nuk do ta përdor imunitetin, kërkoj hetim të plotë gjyqësor
- 22:20 Ambasadorja zvicerane: Mbështesim demokracinë dhe zhvillimin vendor në Shqipëri
- 22:06 “Kësaj proteste do t’i bien të tëra puplat false të flamingove”, Rama reagon pas kërkesave
- 21:59 Messi i fuqishëm rrëzon edhe Austrinë