Dëshmitë për vrasjen e 14-vjeçarit, shoku i plagosur: Na qëlluan 2 persona

25 Nëntor 2024 | 16:15

14-vjeçari Luis M., që mbeti i plagosur nga ngjarja në afërsi të shkollës “Fan Noli” në një intervistë ekskluzive të dhënë për Euronews Albania ka treguar detaje të reja nga konflikti si dhe për personat e tjerë të përfshirë.

Gjithashtu më herët në një intervistë të dhënë për Euronews Albania, babai i të plagosurit pretendoi se përveç 14-vjeçarit të arrestua si autori i dyshuar i kësaj ngjarje, është edhe një tjetër i mitur i përfshirë.

Policia e ka mohuar një gjë të tillë, pasi zyrtarisht ka bërë me dije se në konflikt janë përfshirë 3 persona, i mituri që është arrestuar Mario P., viktima Martin C. dhe shoku i tij Luisi i cili vijon të qëndrojë në spitali e Traumës nën kujdesin e bluzave të bardha.

Deri më tani policia ka gjetur thikën që qëlloi për vdekje 14-vjeçarin, ndërsa telefoni i autorit të dyshuar nuk është gjetur ende.

Për këtë ngjarje janë marrë në pyetje disa persona, mes tyre nxënës të shkollës, mësues, prindër.

Policia është duke kryer verifikime dhe po këqyren kamerat e sigurisë për të identifikuar personin që transportoi në spital autorin apo edhe të tjerë që janë përfshirë në këtë ngjarje.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026