Qytetarja denoncon me lot në sy: Shkolla “Fan Noli” si “han me 2 porta”
Edhe sot para Ministrisë së Arsimit u zhvillua një protestë e dytë për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani. Një nënë pjesëmarrëse në këtë protestë me lot tregoi problematikat sipas saj të shkollës “Fan Noli” duke e cilësuar si “han me dy porta” dhe kërkoi përgjegjësi morale dhe penale për mësuesit, oficerin e sigurisë dhe drejtuesit e shkollës.
“Shkolla “Fan Noli” kështu ka qenë historikisht, asnjë nuk mban përgjegjësi, një han me dy porta, nuk gjen dot asnjë lloj informacioni, asnjë mbështetje nga stafi pedagogjik, domethenë një mungesë etike që nuk di se çfarë të them. Të nesërmen e ngjarjes që duhet të merrnin psikologë, mësuesit bënin muhbabet në sy të fëmijëve te klasës së parë se si u vra Martini ndërsa fëmija e një shoqes time kishte filluar të qante me të madhe dhe të kërkonte mamanë e saj. Nuk e di se çfarë të them, këtu nuk ka funksionuar asnjë hallkë e shtetit, as shoqëria as ne, mjerë familja që i ka rënë kjo gjë per pjesë”, thotë me lot në sy zonja nga Tirana.
“Të gjithë duhet të mbajnë një përgjegjësi morale apo penale, që nga roja, mësuesi kujdestar, drejtoresha dhe oficeri i sigurisë që mund ta kishin parandaluar dhe se bënë dot. Edhe unë realisht ndihem fajtore për këtë gjë jo ata që duhet të mbajnë përgjegjësi penale. Fëmija ka dhënë një intervistë dhe ka thënë që kanë qenë tre persona dhe krimi mbulohet nga shteti dhe nuk e nxjerrin sepse thonë që ai mund të jetë fëmija i një funksionari të lartë të shtetit.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)