Bonusi i pensionistëve për fundvit, Rama: Kur pritet të nis shpërndarja e parave
Kryeministri Edi Rama ishte këtë të martë në Bulqizë, ku njoftoi nisjen punimeve për transformimin e ish-zonës ushtarake në një destinacion për turistët.
Në fjalën e tij, shefi i qeverisë u ndal dhe te bonusi i pensionistëve që qeveria pritet të japë këtë fundvit.
Rama theksoi se shpërndarja e parave për bonusin e fundvitit do të nisë javën e dytë të dhjetorit, ku ata që kanë pensionin nën 200 mijë lekë do të marrin 150 euro bonus, ndërsa pensionistët që marrin mbi 200 mijë lekë pension do të përfitojnë 100 euro bonus.
“Pensionistët që i kanë pensionet deri ne 20 mijë lekë të reja do të marrin 150 euro dhe ata mbi 200 mbi lekë do ta marrin 100 euro, të gjitha këto para do të fillojnë të disbursohen duke filluar nga java e dytë e dhjetorit”, tha Rama.
Rama shtoi se edhe gjatë pranverës së vitit 2025 pensionistët do të kenë sërish një bonus poensioni.
“Por, jo vetëm kaq, por ky nivel i ri i ekonomisë tonë na jep mundësinë të mendojmë dhe të mundemi dhe të nxjerrim mënjanë edhe një fond tjetër po përsëri për pensionistët për një bonus tjetër që s’ka qenë më parë, një bonus të pranverës që do të jetë një bonus që edhe në mandatin e kartët do të vazhdojmë ta mbajmë në raport se çfarë na sjell më shumë se parashikimi rritja ekonomike”, tha kryeministri.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut