Lë spitalin dhe dërgohet në burgun e të miturve autori i vrasjes së 14-vjeçarit

26 Nëntor 2024 | 12:06

Autori i vrasjes së bashkëmoshatarit në shkollën “Fan Noli”, 14-vjeçari me incialet M.P., ka lënë këtë të martë ambjentet e spitalit privat dhe është transferuar në burgun e të miturëve në Kavajë.

Ditën e kaluar, mjeku privat ka zvarritur ekspertët dhe nuk ua ka dorëzuar epikrizën e 14-vjeçarit që mbahet nën masën e arrestit me burg.

Prokuroria e ka akuzuar të miturin për dy vepra penale: “Vrasje në rrethana cilësuese” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Ishte prokurorja dhe gjyqtarja, që më datë 22 nëntor zhvilluan në ambientet e spitalit seancën për masën e sigurisë dhe i caktuan masën “Arrest me burg”.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e hënë gjatë një përleshjeje fizikemes disa adoleshentëve, 200 metra larg shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”.

Auori dhe viktima ishin konfliktuar të premten dhe e vijuan zënkën edhe ditën e hënë.

Autori kishte thirrur një shok të tij, nxënës i shkollës “Fan Noli”. Nga ana tjetër, viktima, Cani, kishte thirrur një shok nga shkolla “Mustafa Qemal Atatürk” në Sauk, me të cilin luante në ekipin U-15 të Dinamos.

Gjatë përplasjes mbeti i plagosur  edhe shoku i viktimës, ndërsa autori mori një plagë aksidentale në parakrah.

Pas ngjarjes, autori u largua me vrap drejt Pazarit të Ri, ku të njohur të tij e çuan me një makinë në një spital privat për mjekim. Policia e arrestoi më pas në ambientet e spitalit privat ku po kurohej.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026