Ancelotti dhe Bellingham krah Mbappe në këtë moment të vështirë, trajneri jep kurën

28 Nëntor 2024 | 12:30

“Anfield” rezultoi të ishte një provë zjarri për Realin e tij dhe Carlo Ancelotti ka pranuar vështirësinë e takimit dhe dominimin e Liverpulit ndërsa është ndalur dhe te momenti jo i mire që po kalon Mbappe i cili u bë protagonist i mbrëmjes pasi humbi penalltinë e dhënë në favor te Realit të Madridit.

Ancelotti pranon se Kylian Mbappes i mungon besimi por i ka kërkuar atij që të qëndrojë i durueshëm teksa përpiqet të rizbulojë formën e tij më të mirë pas një paraqitjeje zhgënjyese në humbjen 2-0 të Real Madrid ndaj Liverpulit të mërkurën.

“Ka ndodhur shumë herë që sulmuesit e kanë të vështirë të shënojnë dhe kjo i zhgënjen ata”, shpjegoi “shefi” i Realit.

“Ka një ilaç që është të jesh i durueshëm. Bëhu i durueshëm, sepse është një moment i vështirë për të, sidomos sot pas penalltisë së humbur. Duhet ta mbështesim. Gjërat do të zgjidhen së shpejti”.

“Ideja është të luash thjeshtë, jo të komplikuar. Por e gjithë kjo do të kalojë. Nuk mund të gjykosh një lojtar për humbjen e një penalltie. Kylian ka shënuar shumë penallti dhe ndonjëherë mund të humbasësh një.

“Vazhdoni të punoni, të luftoni dhe të luftoni, sepse ky moment do të kalojë. Ai po punon mirë dhe po përshtatet mirë. Gjithçka është në rregull. Gjërat nuk po shkojnë siç duhet për momentin… por është në rregull. Duhet të keni durim, sepse ai është një lojtar i jashtëzakonshëm”.

Në mënyrë të ngjashme, bashkëlojtari i Madridit, Jude Bellingham, u zotua për mbështetjen e tij për Mbappe, duke theksuar se penalltia e humbur e francezit nuk ishte arsyeja e humbjes së skuadrës së tij.

“Kylian mund ta mbajë kokën lart. Unë e di se me siguri ai do të prodhojë shumë momente të tjera që janë të mëdha për këtë klub.”

Reali Madridit ndodhet vetëm një pikë mbi zonën e eliminimit në tabelën e Ligës së Kampionëve, pasi ka marrë gjashtë pikë nga pesë ndeshjet e para, por Ançeloti as që e diskuton kualifikimin. Madje, ai ka paralajmëruar rivalët se Reali do të jetë në garë për trofeun deri në fund!

“Ndeshja ishte e vështirë, por ne e dinim. Mendoj se tani për tani ky është stadiumi më i komplikuar në Europë, ata kanë një dinamikë të mirë. Ne ishim në lojë deri në penalltinë e humbur nga Mbape dhe më pas ulëm ritmin.

“Ne duhet dhe do të kualifikohemi, kjo nuk diskutohet. Madje, do të konkurrojmë në Champions si në vitin e kaluar. Kjo është rruga, nuk mund të mendojmë ndryshe, sepse kemi filluar të jemi sërish një ekip, të sakrifikojmë, por na duhet të rikuperojmë lojtarët”, tha Ancelotti.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026