​Përurohet memoriali kushtuar daljes së parë publike të UÇK-së

28 Nëntor 2024 | 14:30

Në 27 vjetorin e daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Llaushë të Drenicës është përuruar sot një memorial kushtuar kësaj ngjarjeje.

Deklarata e UÇK-së ishte lexuar më 28 nëntor 1997, në varrimin e mësuesit Halit Geci, i cili ishte vrarë dy ditë më herët.

Forcat serbe kishin gjuajtur në drejtim të shkollës së fshatit pa asnjë provokim.

Në ceremoninë e përurimit, të organizuar nga Komuna e Skenderajt morën pjesë qindra qytetarë, ish-ushtarë të UÇK-së, familje të dëshmoreve, veteranë e invalidë të luftës.

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura tha se shfaqja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e cila nuk duroi padrejtësitë, u bë në ditën më të rëndësishme për popullin shqiptar – 28 Nëntorin. Më 28 nëntor 1912 ishte shpallur pavarësia e Shqipërisë.

Ndër të tjera, Nura u shpreh i gëzuar për inaugurimin e memorialit dhe sipas tij kjo tregon për ruajtjen e trashëgimisë të luftës së fundit në Kosovë.

Ish-nxënësi i Halit Gecit, Arbër Geci tha se ky memorial dhe shumë të tjerë duhet të trajtohen si vende të shenjta, përmes së cilave përkujtohet sakrifica e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./KosovaPress

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026