Festat e nëntorit, mbizotërojnë udhëtimet jashtë, shqiptarët zgjedhin Europën
Pushimet zyrtare për festat e 28-29 Nëntorit, shqiptarët kanë vendosur ti festojë jashtë trojeve shqipfolëse. Shumë familje kanë zgjedhur që katër ditët që kanë pushim, ti kalojë në shtetet fqinje. Kërkesë kjo që nga viti në vit po shënon rritje.
“Shqiptarët kanë zgjedhur të ikin në Europë dhe Stambolli nuk ngelet pas. Pjesa e Italisë ka pasur shumë kërkesa, Roma, Firence…. Ka pasur kërkesa gjithandej, shkojnë në destiancionet që nuk kanë shkuar më parë. Pjesa dërrmuese janë familjarë, duke qënë se dhe shkollat janë pushim…. pas verës është festa që dalin më shumë shqiptarët”, thotë agjentja turistike Fjorinda Zani.
Çmimet kanë ardhur në rritje nga një vit më parë, por kjo gjë nuk ka ndikuar, pasi rezervimet janë shtuar.
“Ka pasur paketa, 250 euro, përfshirë akomodim, fluturim dhe mengjes. Ditët e fundit ka shkuar 400 euro bileta. Një pjesë e mirë kanë zgjedhur të udhëtojnë me grupe, si në Barcelonë. Kemi pasur 20% më shumë se vjet. Ka pasur një rritje 10-15%, për paketat fikse në grup, nuk kaa ndikuar në rezervime”, thotë agjentja turistike Fjorinda Zani..
Paketat me çmime të përballueshme, duke hequr shpenzimet hotelit dhe një vakt, është një faktor kyç, që shqiptarët të planifikojnë të kryejnë udhëtime përtej trojeve, gjatë festave të Nëntorit. Ndërkohë janë shqiptarët e Kosovës ata që vijojnë të jenë besnikë të festave, duke pasur qoftë dhe vizita dyditore.
LEXONI GJITHASHTU:
Rreth 1,500 persona lirohen në Siri pas amnistisë së përgjithshme
Kampionati Ndërkombëtar i Fluturimeve të Lira, 50 pjesmarrës në ‘Korça Open Air’!
Destinacion eksploron muret e lashta të Kalasë së Lezhës
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat