Shpërthimi në Zubin Potok, Begaj telefonon Osmanin: Mbështesim Kosovën

30 Nëntor 2024 | 09:55

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj zhvilloi një bisedë telefonike me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ku dënoi ashpër aktet terroriste me lëndë eksplozive mbi Kanalin e Ibër-Lepenic që synojnë shkatërrimin e infrastrukturës  kritike të Kosovës e cenon sigurinë kombëtare të Kosovës.

Në një njoftim të shpërndarë nga Presidenca thuhet se presidenti mbështet fuqishëm të gjitha përpjekjet e Republikës së Kosovës për përballimin e situatës dhe hetimin e ndëshkimin e plotë të këtij akti sabotues e terrorist.

Një shpërthim i fuqishëm ndodhur mbrëmjen e së premtes në Varagë të Zubin Potok i cili ka dëmtuar kanalin e ujit Ibër-Lepenc.

Kanali në të cilin ndodhi shpërthimi, furnizon Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) me ujë dhe kjo solli probleme të furnizimit me energji elektrike dhe me ujë në veri të Kosovës. Akti është cilësua terrorist nga qeveria e Kosovës që ka fajësuar për sulmin Serbinë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026