“Arrestuam 300 zyrtarë publikë”, Kurti: Krenar për katër vjet qeverisje

2 Dhjetor 2024 | 12:55

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është mburrur para deputetëve për katër vjet qeverisje.

Ai, në Kuvendin e Kosovës, tha se sot është krenar dhe me vetëbesim për mandatin e tij qeverisës, që sipas tij ka qenë me arritje dhe më shumë sfida, shkruan KosovaPress.

“Qëndroj para jush sot me krenari dhe vetëbesim për këtë katërvjeçar të qeverisjes sonë, që ka qenë me plot të arritura dhe më shumë sfida se zakonisht jemi mësuar. Është një histori ndryshimesh që e prekin jetën e përditshme të gjithë qytetarëve të secilës kategori shoqërore. Këto histori suksesi flasin për një ardhme më të mirë që nuk e përjashton askënd. Shifrat që do t’i prezantojë kanë shpirt, pasi ato kanë vënë në lëvizje mirëqenien e qytetarëve, zhvillimin e tyre dhe mundësitë për të ardhmen”, tha Kurti.

Duke folur për sundimin e ligjit dhe luftimin ndaj korrupsionit, Kurti tha se gjatë mandatit të tij janë arrestuar 300 zyrtarë publik.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026