Kuvendi mban 1 minutë heshtje për Arben Tafajn
Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë kanë mbajtur një minutë heshte për politikanin dhe aktivistin Arben Tafaj i cili u nda nga jeta ditën e sotme.
Kuvendi vendosi, me propozim të deputetes demokrate Jorida Tabaku dhe miratim te PS, një minutë heshtje për Tafajn.
Disa herë kandidat për bashkinë Tiranë dhe kreu i shoqatës Tirana, Tafaj humbi jetën në mënyrë aksidentale në banesën e tij.
Arben Tafaj nisi karrierën e tij politike në zgjedhjet e vitit 2003, kur fitoi 4,570 vota, ose 48.65% të votave. Në vitin 2007, ai mori 6,734 vota (56.85%), ndërsa në 2011 arriti 9,634 vota (59.21%). Përveç angazhimit të tij në administratën publike, ai ishte një nga drejtuesit e shoqatës “Tirana”, një grupim civil që promovonte vlerat e trashëgimisë kulturore dhe qytetare të Tiranës, duke luajtur një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e këtyre vlerave dhe në komunikimin me shoqërinë dhe organizmat ndërkombëtarë.
LEXONI GJITHASHTU:
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut