Ndryshimet në kodin zgjedhor për listat, Daci në Kushtetuese: Të pezullohen
Gjykata Kushtetuese ka marrë sot në shqyrtim kërkesën e disa partive për shfuqizimin e ndryshimeve të votuara në korrik nga parlamenti në kodin zgjedhor për listën e kandidatëve për deputet ku 1/3 e listës është e mbyllur ndërsa 2/3 e hapur.
Jordan Daci, përfaqësues ligjor i partisë Aleanca Demokracia e Re dhe 5 subjekteve të tjera përfshirë LZHK, kërkoi nga Kushtetuesja që kërkesa të merret në shqyrtim dhe të pranohet pasi sipas tij ndryshimet mund të implementohen në zgjedhjet e ardhshme.
“Ne gjykojmë që kërkesa duhet të merret në shqyrtim dhe të miratohet. Vetë kërkesa për pezullim ka qëllim që vendimi i Kushtetueses të prodhojë efekte, duke pasur parasysh afatet, ne i bie të futemi në fushatë zgjedhore, nuk do kishte efekt për zgjedhje, ndaj ne kërkojmë të merret në shqyrtim pasi do të ketë efekt për zgjedhjet e ardhshme. Kushtet për pezullim janë, nuk justifikohet vijimi i një procesi zgjedhor bazuar në shkelje të kushtetutës”, tha Daci.
LEXONI GJITHASHTU:
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.