Bayern eliminohet nga Kupa e Gjermanisë, Neuer ndëshkohet me karton të kuq
Ka shkuar në pesë numri i ndeshjeve radhazi ku Bayern nuk ia del të fitojë ndaj Leverkusenit, dhe diçka e tillë nuk ndodhi as në Kupë mbrëmjen e së martës. Në “Allianz Arena”, vendësit u mposhtën me rezultat minimal, duke u eliminuar nga gara për një prej trofeve më të rëndësishëm në Gjermani, që në fazën e 1/16-ave. Një sfidë e luftuar nga të dyja ekipet, me Bayernin që, prej minutës së 17-të, luajti me një lojtar më pak në fushë.
Pavarësisht këtij fakti, të besuarit e Vincent Kompany luajtën mirë në 45 minutat e para, megjithëse rastet nuk munguan as për miqtë nga Leverkuseni. Me rrjeta të paprekura pjesa e parë, ndërsa në të dytën, hyrja në lojë e sulmuesit Nathan Tella ishte fatsjellëse për “Aspirinat”, pasi ishte pikërisht ai që realizoi me kokë pas një krosimi të Grimaldos në minutën e 69-të. Në vijim, bavarezët ishin edhe më kërkues, duke kryer disa ndryshime në fushë, por pa arritur të shënojnë.
Një paraqitje deri diku më e mirë se kundërshtari, por sërish rezultati e bën për t’u harruar, me Bayernin që nuk fiton ndaj Leverkusenit prej dy vitesh. Kjo është hera e katërt në pesë sezone që Bayerni i Mynihut nuk avancon në 1/8-at e Kupës së Gjermanisë, ndërsa për herë të parë në karrierën e tij, portieri Manuel Neuer ndëshkohet me karton të kuq.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk