Projekti në rrugën Shirokë-Zogaj, Rama: Po punohet me ritme të shpejta

4 Dhjetor 2024 | 12:00

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetin e tij social facebook, pamje nga kantieri i punës në segmentin rrugor Shirokë-Zogaj, ku po punohet intensivisht për përfundimin e këtij projekti.

Rama shpjegon se aktualisht është hapur traseja e rrugës nga pika kufitare deri në fshatin Zogaj, duke i dhënë projektit një hov të rëndësishëm.

Pjesa e fundit e rrugës që lidh Zogajn me pikën e re kufitare me Malin e Zi, ka bërë që të shndërrohet në një rrugë të re, por jo vetëm, pajisja me trotuar dhe korsi të biçikletave do të përmirësojë infrastrukturën dhe gjithashtu aksesin për banorët dhe turistët

“Në kantierin e punës në rrugën Shirokë – Zogaj, po punohet me ritme të shpejta, ku aktualisht është hapur traseja e rrugës nga pika kufitare deri në Zogaj

Pjesa e fundit e rrugës Shirokë-Zogaj-pikë e re kufitare me Malin e Zi kalon mbi fshatin Zogaj, por hapet praktikisht si rrugë e re mbi një shteg ekzistues, ndërkohë që i gjithë segmenti nga Shiroka në vazhdim do të ketë edhe trotuar dhe korsi biçikletash”, shkruan Kryeministri Rama.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:18 | 04/06/2026

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026