Rama thirrje të rinjve: Forcat e Armatosura hapin dyert, çfarë përfitojnë aplikantët

2 Dhjetor 2024 | 16:27

Kryeministri Edi Rama ka bërë një njoftim me anë të një postimi në rrjetet sociale ku iu bën thirrje të rinjve që të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura, duke kontribuuar kështu për sigurinë e vendit.

Me anë të postimit, kryeministri Rama tregon se duke u bërë pjesë e aplikimeve, të rinjtë përfitojnë të ardhura mujore jo më pak se 75.000 lekë, shërbim shëndetësor falas, arsimim dhe aftësi profesionale falas.

Për aplikantët gjithashtu ofrohet trajnim dhe stërvitje jashtë vendit dhe së fundmi, mosha maksimale e rekrutëve duhet të jetë 30 vjeç.

Afati i fundit i aplikimeve në Forcat e Armatosura është deri më datë 30 dhjetor 2024

Rama ka publikuar edhe linkun, ku të rinjtë mund të aplikojnë për të qenë pjesë e Forcave të Armatosura në Shqipëri.

“Forcat e Armatosura hapin dyert për këdo që dëshiron të kontribuojë në sigurinë dhe mbrojtjen e vendit.
Aplikimet mund të bëhen online në faqen zyrtare www.mod.gov.al/rekrutim, në seksionet e rekrutimit në qarqe ose në Qendrën e Personel Rekrutimit pranë garnizonit “Skënderbej” në Rrugën e Dibrës, Tiranë”.
LEXONI GJITHASHTU:
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë

Erisa Fero ka fituar sot lirinë nga burgu i grave në Pojskë, pasi përfitoi nga amnistia penale. Ajo u arrestua në dhjetor të vitit 2022,...
10:23 | 15/07/2026

U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës

Rozeta Dobi, e njohur si pastruesja që vodhi qindra mijëra euro në një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të vitit 2023, ka fituar këtë...
09:57 | 15/07/2026