Gonxhe u transferua në Tiranë, kush pritet të caktohet drejtues politik në Dibër

5 Dhjetor 2024 | 09:42

Burime për Euronews Albania, bëjnë me dije se Blendi Klosi do të jetë drejtuesi i ri politik i qarkut të Dibrës në radhët e Partisë Socialiste.

Caktimi i tij në Dibër vjen pas vakancës së krijuar në strukturat drejtuese të Partisë Socialiste, pas kalimit të Blendi Gonxhes në Tiranë.

Klosi, një figurë e rëndësishme brenda të majtëve, do të ketë përgjegjësinë për menaxhimin e fushatës në këtë qark, ndërkohë që Gonxhja do të fokusohet në zonën e Kombinatit në kryeqytet.

Ky ndryshim vjen ndërsa Partia Socialiste po riorganizohet në prag të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.

Më herët Klosi ka drejtuar fushatën e socialistëve në qarkun e Vlorës. Gjithashtu ai mban postin e Sekretarit të Përgjithshëm në selinë rozë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026