Zbardhet ngjarja në Korçë, 45-vjeçari vdiq pas aktit seksual në makinë
Mbrëmjen e së mërkurës një 45-vjeçar u gjet pa shenja jete brenda një makinë në Korçë. Policia ishte në dilemë dhe nuk po kuptoheshin shkaqet e vdekjes së tij por të enjten në një deklaratë thuhet se janë zbardhur të gjitha rrethanat e ngjarjes.
Policia ka bërë të mundur identifikimin e një 37-vjeçare e cila rezulton se ka qenë në automjet duke kryer marrëdhënie seksuale me shtetasin M. Ç. 45-vjeç. Nga hetimet dhe nga ekzaminimet e deritanishme mjekoligjore, dyshohet se 45-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e hipertensionit.
Pas marrëdhënies së kryer në mjetin e viktimës, 45-vjeçari nuk është ndjer mirë nga ana shëndetësore dhe në këto kushte 37-vjeçarja i ka kërkuar të telefonojë ambulancën por ai nuk ka pranuar dhe vetëm pak minuta pas kryerjes së marrëdhënies 45-vjeçari ka ndërruar jetë.
Grupi i hetimit ka zbuluar thirrje të shumta telefonike që 45-vjeçari ka patur me 37-vjeçaren dhe në vijim të veprimeve për rastin ata kanë arrestuar shtetasen 37-vjeçare, si të dyshuar për veprën penale të “Prostitucionit”.
Njoftimi i policisë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për shtetasin M. Ç., 45 vjeç, që u gjet i pajetë në automjetin e tij, në lagjen nr.10 Korçë, dhe nga veprimet e para u dyshua se kishte humbur jetën për shkaqe natyrale, ju informojmë se:
Nga veprimet hetimore të deritanishme, të kryera nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Korçë, në drejtimin e Prokurorisë së Korçës, është bërë i mundur identifikimi i shtetases V. Sh., 37 vjeçe, e cila rezulton se ka qenë në automjet, duke kryer marrëdhënie seksuale me shtetasin M. Ç., kundrejt pagesës. Nga hetimet dhe nga ekzaminimet e deritanishme mjekoligjore, dyshohet se 45-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e hipertensionit.
Në vijim të veprimeve për rastin, është arrestuar në flagrancë shtetasja V. Sh., 37 vjeçe, e dyshuar për veprën penale “Prostitucioni”.
Vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
LEXONI GJITHASHTU:
Korçë, 45-vjeçari gjendet pa shenja jete në makinë
Përmbyset makina në Korçë-Pogradec, shpëton mrekullisht shoferi
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West