“20 mijë euro ose të nxorëm videon ”- Arrestohen të rinjtë, shantazhuan 36-vjeçarin
Policia e Tiranës ka arrestuar dy shtetas të shpallur në kërkim, në lidhje me kanosjen e një 36-vjeçari, për t’i marrë një shumë prej 20 mijë eurosh, duke e kërcënuar me publikimin e një videoje intime.
Shtetasit A. M., 29 vjeç, dhe M. Sh., 26 vjeç, janë ndaluar pasi dyshohet se kanë bashkëpunuar me një 23-vjeçar, të cilin policia e arrestoi më 24 tetor 2024, për veprën e njëjtë. Sipas hetimeve, ata kanë kanosur 36-vjeçarin për të dhënë shumën e kërkuar, në këmbim të mos publikimit të materialeve intime.
Në njoftimin e policisë, bëhet e ditur se hetimet janë zhvilluar në kuadër të operacionit të koduar “Shtrëngimi”. Sipas burimeve, tre shtetasit e arrestuar janë akuzuar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, e kryer në bashkëpunim.
Materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme. Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për të siguruar prova të tjera që mbështesin akuzat ndaj të arrestuarve.
“Në kuadër të operacionit “Shtrëngimi” u ekzekutuan urdhrat për ndalimin e shtetasve A. M., 29 vjeç dhe M. Sh., 26 vjeçe, si dhe më datë 24.10.2024, u arrestua në flagrancë, duke i marrë paratë 36-vjeçarit, shtetasi S. S., 23 vjeç.
Nga hetimet dyshohet se 3 shtetasit e kanë kanosur 36-vjeçarin, që t’iu jepte 20 000 euro, në mënyrë që ata të mos i publikonin fotografi dhe video me përmbajtje intime”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit