Shpërthim tritoli te “The Boss” në Lungomare, ish-pronari u vra në 2021

8 Dhjetor 2024 | 07:54

Një shpërthim ka tronditur Vlorën në mëngjesin e kësaj të diele. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në zonën e Lungomares në mjediset e lokalit “The Boss”, ku janë shkaktuar dëme të shumta materiale pas shpërthimit.

Sasia e tritolit është vendosur në pjesën e jashtme të lokalit ndërsa momenti i vendosjes së tij është filmuar nga kamerat e sigurisë së lokalit në fjalë. “The Boss” ishte mbyllur prej disa kohësh por sapo ishte rihapur ditët e fundit.

Lokali sipas policisë së Vlorës është në pronësi të Resmie Birçe e cila e ka trashëguar nga djali i saj Bledar Birçaj i vrarë në Vlorë më 10 Maj 2021 kur po lëvizte me një mjet tip BMW në zonën e quajtur Bishti i Kalldrëmit në Vlorë, ngjarje e cila ende nuk ka autorë të identifikuar.

Bledar Birçaj dhe momenti i vrasjes së tij

Njoftimi i Policisë

Rreth orës 06:00, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në një lokal, në pronësi të shtetases R. B., ka shpërthyer, dyshohet lënde plasëse, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge

Një 26-vjeçar nga Kavaja, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, është arrestuar nga Sektori për Kërkimin (FAST Albania), në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore...
15:14 | 25/07/2026

Euronews siguron pamjet, momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng (VIDEO)

Euronews Albania ka siguruar pamjet me dron nga operacioni i shpëtimit të ish-bashkëshortes së 35-vjeçarit Refit Buzi, i cili e kishte marrë peng pas vrasjes...
14:35 | 25/07/2026

Braçe pas lajmit për përplasjen me Ramën: Nuk më nxori njeri jashtë, të bëhet shembull ai që tregoi se çfarë ndodhi në mbledhje

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar ashpër pas raportimeve se ka pasur një përplasje me kryeministrin Edi Rama gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar...
14:14 | 25/07/2026