Shkrumbohet nga zjarri biznesi në Vlorë, shkak rrjedhja e gazit
Një biznes është përfshirë nga flakët mesditën e së mërkurës në qytetin e Vlorës. Ngjarja ndodhi në afërsi të bulevardit Vlorë-Skelë, në lagjen “28 Nëntori”, ku për shkak të rrjedhjes së gazit nga bombula që përdoret në kuzhinë, është përfshirë në flakë një tavernë.
Kanë qenë administratorët e vetë biznesit të cilët kanë lajmëruar forcat zjarrfikëse.
Efektivët e zjarrfikëses kanë mbërritur në kohë në vendin e ngjarjes duke bërë të mundur që flakët të fiken në kohë, duke parandaluar në këtë mënyrë përhapjen e tyre në biznesin në fjalë por edhe bizneset aty pranë.
Në gatishmëri edhe policia e Vlorës e cila ka bërë të mundur ruajtjen e perimetrit të sigurisë.
Si rrjedhojë e flakëve dëmet në biznesin në fjalë janë të konsiderueshme. Fatmirësisht, konfirmuar nga policia e Vlorës nuk ka persona të lënduar. Efektivët e policisë së Vlorës ndërkohë janë në vendngjarje duke mbledhur të gjitha provat për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të shkaqeve të zjarrit.
LEXONI GJITHASHTU:
Reforma territoriale, Berisha: Rama po bën gjithçka për konfrontim, ftoj qytetarët të protestojnë për këtë çështje
“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Koçiu: Kredi deri në 2 milionë euro për bizneset
U kapën në lokal me armë zjarri, municion luftarak dhe lëndë narkotike. Në pranga 3 persona në Shkodër
- 13:17 Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)
- 12:58 Reforma territoriale, Berisha: Rama po bën gjithçka për konfrontim, ftoj qytetarët të protestojnë për këtë çështje
- 12:44 “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Koçiu: Kredi deri në 2 milionë euro për bizneset
- 12:23 Dy akademikë kinezë marrin për herë të parë çmimin më të lartë në matematikë për zgjidhjen e problemeve shekullore
- 12:14 Legjenda holandeze Van Bommel emërohet trajneri i ri i Belgjikës
- 11:57 U kapën në lokal me armë zjarri, municion luftarak dhe lëndë narkotike. Në pranga 3 persona në Shkodër