“Nuk të dua se je vajzë”! Aborti me bazë gjinore iu ka mohuar jetën 20.000 vajzave

9 Dhjetor 2024 | 15:31

Nëse popullsia e një vendi kategorizohet si popullsi pa preferenca gjinore, raporti natyral ne lindje duhet të jetë 105 lindje meshkujsh për 100 lindje femrash. Censi i 2023 gjeti shifra më të përmirësuara mes lindjeve të djemve dhe vajzave 107 për 100, por fenomeni i preferencës së djemve ende ekziston. Për të minimizuar efektet e tij, por edhe për të parë ndikimin që krijon në popullsinë e një vendi, ekspertë, mjekë dhe përfaqësues të UNFPA Shqipëri, diskutuan në puntatën e gjashtë të ciklit “Shpopullimi”.

Elsona Agolli, analiste e programit të popullsisë dhe çështjeve gjinore në UNFPA Shqipëri, theksoi se dëshira e shqiptarëve për të bërë djalë lidhet me mentalitetin e tyre për trashëgimin e mbiemrit, për trashëgimin e pronësisë, për mbajtjen e prindërve kur të moshohen dhe për një mbështetje, që gabimisht është krijuar ideja që vajza s’e jep dot.

“Në Ballkan, vendet ku vihet re më shumë ky fenomen janë Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe ku raporti gjinor është i përafërt 107-108. Kemi një mentalitet të ngjashëm me këto vende, që e kemi dëshirën për të pasur djalë të lidhur me traditën, me një stereotip të fortë gjinor. Janë ato paragjykime që djali do t’i vijë familjes në ndihmë dhe që do trashëgojë mbiemrin. Sidomos në këto kombe, është i rëndësishëm mbiemri, trashëgimia ose edhe kujdestaria. Kjo është një praktikë e dëmshme, që ka një impakt të drejtpërdrejtë tek gruaja shtatzënë. Dhe nga ky këndvështrim është i lidhur me elementë të tjerë të rëndësishëm që lidhen me fenomenin e dhunës me bazë gjinore, diskriminim në shoqëri, në familje e më gjerë. Kjo traditë prapanike ka nisur të ndryshojë në ditët e sotme për shkak të lëvizjeve të popullsisë, largimi, emigracioni.”

Nga studimet rezulton se mamatë janë ato që zgjedhin më pak të bëjnë abort selektiv. Dëshira më së shumti vjen nga prindi mashkull ose familja më e gjerë, që shkon deri në imponim për gruan që ajo të ndërpresë shtatzëninë sepse pret një vajzë dhe jo një djalë.

Fedor Kallajxhi, mjek obstetër-gjinekolog, pohon se dëshira e çifteve të reja dominohet nga kërkesa për të pasur një djalë.

“Fillimisht dëshira është të jetë djalë. Nga ana tjetër janë më të lumtur kur pas një vajze kanë një djalë, ndjehet gëzimi i tyre. Nëse pas një vajze vjen një tjetër vajzë, aty fillon problemi. Problemet nisin që nga ndjesitë e brendshme që ka çifti, në pritshmëritë që kanë familjet për të pasur një kombinim ndërmjet një djali dhe një vajze. Akoma më tepër thellohet ky problem nëse janë dy-tre vajza dhe pritet me padurim të ketë edhe një djalë. Në këto raste gëzimi ose hidhërimi nëse vazhdon me vajzë është më i shprehur.”

Sipas studimit të UNFPA për abortin selektiv, ekziston një fenomen i cilësuar si “rregulli i ndalimit”, kur prindërit ndalojnë së bëri fëmijë vetëm pas lindjes së një djali. Preferenca ndaj birit në sjelljen e lindshmërisë ka të ngjarë që të mos jetë i zbulueshëm në regjimet e lindshmërisë së lartë. Por kur fertiliteti bie, presioni për të pasur djem intensifikohet. Për shembull, 24 për qind e çifteve nuk do të kenë një djalë pas dy lindjeve. Aborti me bazë gjinore është i jashtëligjshëm dhe nuk raportohet në momentin e kryerjes së tij. Por ky detaj nuk e shqetëson demografin Arjan Gjonça. Diku tjetër e ka ai fokusin.

“Nuk është më problemi tek shifra e kapim apo nuk e kapim, problemi është gjetkë. Problemi është sa do emancipohen apo janë duke u emancipuar shoqëria shqiptare, që t’i kundërvihet vlerave dhe normave, elementit kulturor të preferencës së djalit dhe diskriminimit ndaj femrës. Dhe e dyta, sa shumë e monitorojmë ne këtë fenomen, se ligji është në rregull, por a monitorohet zbatimi i ligjit në drejtim të abortit me bazë gjinore?”

Pavarësisht një tendence pozitive, raporti vajza-djem mbetet i ç’ekuilibruar. Në raportin e UNFPA-së, Shqipëria renditet ndër 15 vendet e para në botë për preferencën ndaj djemve, një shifër kjo që mund të ndryshojë pasi të kemi ndryshuar mënyrën e të menduarit se djali ia vlen më shumë se vajza.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026