Makina del jashtë rruge në Korçë, lëndohet shoferi

10 Dhjetor 2024 | 08:32

Një aksident ndodhi mëngjesin e së martës në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Lumalas.

Drejtuesi i një mjeti tip “Ford” ka humbur kontrollin e mjetit e për pasojë, ka dalë jashtë saj duke u përplasur me barrierat mbrojtëse dhe më pas ka përfunduar në anë të rrugës.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit të ketë qenë lagështia në rrugë ndërsa i lënduar ka mbetur drejtuesi i mjetit i cili në atë moment po udhëtonte i vetëm në makinë.

Burime nga spitali rajonal i Korçës bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit ka fraktura dhe lëndime por është jashtë rrezikut për jetën.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pogradeci mirëpret edicionin e 16-të të Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë

Ka ngritur siparin në Pogradec edicioni i 16-të i Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë. Për pesë ditë me radhë, në kinemanë e qytetit do...
18:12 | 27/06/2026

Fenomeni i bullizmit, të rinjtë e Libohovës japin shfaqje teatrale sensibilizuese

Në Qendrën Kulturore të Libohovës një grup të rinjsh u prezantuan shfaqjen sensibilizuese “Ti themi jo bullizmit”. Kjo pjesë teatrore ishte një krijim origjinal i...
18:09 | 27/06/2026

Ujërat e zeza ndotin plazhin në Shkëmbin e Kavajës, pushuesit kërkojnë ndërhyrje

Bregdeti i Durrësit po pret çdo ditë e më shumë pushues vendas, turistë të huaj dhe bashkatdhetarë. Megjithatë, përtej promovimit që i bëhet në arenën...
17:58 | 27/06/2026