Atmosfera e festave të dhjetorit, ndizen dritat në Korçë, Sarandë e Gjirokastër

7 Dhjetor 2024 | 19:35

6 Dhjetori përkon edhe me ndezjen e dritave të pemës së Krishtlindjeve, duke sjellë një atmosferë festive përgjatë muajit dhjetor. Kështu ka ndodhur në disa qytete të vendit.

Korça është veshur me një dekor festiv tërësisht të ri për festat e fundvitit, duke ofruar një atmosferë magjike për banorët dhe turistët. Sheshet, rrugët kryesore dhe Pazari i Vjetër janë zbukuruar me drita shumëngjyrëshe dhe elemente dekorative të veçanta që e bëjnë qytetin të shkëlqejë gjatë natës.

Një nga risitë e këtij viti është bredhi gjigant, i cili është më i madh se ai i vitit të kaluar. Kjo atmosferë festive ka tërhequr shumë turistë nga qytete të tjera të vendit, të cilët kanë zgjedhur Korçën si destinacion për të kaluar Krishtlindjet dhe festën e ndërrimit të viteve.

Edhe pse mes reshjeve të shiut, Saranda numëroi mbrapsht për të ndezur dritat e pemës së Krishtlindjeve.

Për të dytin vit radhazi shëtitorja buzë detit po kthehet në një treg Krishtlindjesh, që bën qytetin jugor destinacion edhe në ditët e ftohta të dhjetorit.

19 shtëpiza druri do të jenë oazi i festave, ndërsa e gjithë shëtitorja do të ofrojë koncerte, lojëra e argëtim për fëmijët deri javën e parë të janarit.

Edhe Gjirokastra në një atmosferë të veçantë festive ka ndezur dritat e bredhit simbolik të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Koncerti i fëmijëve të Qendrës Kulturore “Fato Berberi” si dhe muzika e “Hot Stuff BAND” tërhoqi banorët dhe turistët në këtë vigjilje të festave.

Në këtë periudhë të Krishtlindjeve dhe Vitit të ri synohet që Gjirokastra të vazhdojë të mirëpresë një numër të lartë turistësh vendas dhe të huaj, nisur edhe nga tradita e viteve të kaluara.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij

Duke folur për protestat e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, gazetarja Mirela Milori u shpreh se problematikat e ngritura në shesh po përpiqen të zbehen...
22:28 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026

“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë

Pas rreth dy orësh fjalimesh në ditën e 26-të të protestës, aktivistët dhe qytetarët e mbledhur para Kryeministrisë kanë nisur marshimin nëpër kryeqytet, duke thirrur...
21:36 | 25/06/2026