Kanosi me thikë disa qytetarë dhe dëmtoi një makinë, arrestohet 43-vjeçari në Kurbin
10 Dhjetor 2024 |
13:34
Komisariati i Policisë Kurbin ka organizuar dhe finalizuar operacionin “Rekordet” duke arrestuar një 43-vjeçar, banues në Fushë Mamurras.
Sipas njoftimit të policisë shtetasi G.D lëvizte me mjet prerës thikë në qytet, duke krijuar panik te qytetarët. Ai ka kërcënuar disa qytetarë, pa asnjë shkak, ka thyer xhamin e një automjeti dhe ka terrorizuar klientët në një lokal.
Menjëherë pas kallëzimeve të marra është arrestuar 43-vjeçari i dënuar më parë për vjedhje me armë dhe për tentativë për grabitje në bankë.
Në momentin e arrestimit, atij iu gjetën dhe iu sekuestruan një mjet prerës(thikë), municion luftarak dhe një sasi Cannabisi ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:
- Kurbin, me pushkë në automjet, 21-vjeçari largohet sapo sheh forcat e policisë
- Kanosi me mesazheve efektivin, pranga 19-vjeçarit në Lezhë
Lajme të Sugjeruara
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut