Kush janë 10 kampionët e anti-korrupsionit e vlerësuar nga DASH

10 Dhjetor 2024 | 16:10

Altin Dumani është njeriu i dytë, pas Ardian Dvoranit që Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vlerësuan si kampionin shqiptar  të antikorrupsionit.  Kreut të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i jepet titulli kur i kanë mbetur edhe një vit nga mbyllja e mandatit në krye të SPAK.

Të njëjtin “medalje” morën edhe 9 të tjerë. Ajo që bie në sy në vlerësimin e dhënë nga Departamenti Amerikan i Shtetit është se të gjithë kampionët e luftës kundër korrupsionit vijnë nga vende kryesisht të botës së tretë, Afrika, Lindja e Mesme dhe Amerikan Latine.

Për Gambia-n, një shtet i Afrikës Perëndimore e mori Marr Nyang. Ai është një asktivist i të drejtave të njeriut dhe që si angazhim kryesor të tij ka luftën kundër korrupsionit.

Një tjetër afrikan, këtë herë nga Uganda. Jimmy Ssentongo, është akademik dhe po aq mbrojtës i të drejtave të njeriut.

Nga Lindja e Mesme është Carl Irani, nga  Libani. Gjykatësi kryesoi disa nga rastet më të rëndësishme të korrupsionit shtetëror në vend, atë të shpërthimin e portit të Bejrutit më 2020.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)


Kampionët e luftës kundër korrupsionit në Amerikën Latine vijnë nga Panamaja dhe Kolumbia. I pari është Javier Salazar, Prokurori i Përgjithshëm dhe i dyti kapiteni, Jorge Cortes, i Interpolit që udhëhoqi forcën anti-korrupsion të policisë kombëtare në hetimin e një sërë abuzimesh me fondet ndihmëse për Covid 19.

Tre të fundit janë nga Azia. Srbuhi Galyan, Ministrja e Drejtësisë së Armenisë. Një tjetër grua, këtë here nga Azerbajxhani. Ajo është gazetare dhe ish e dënuar politike, Sevinj Vagifgizi. Kampioni i fundit për luftën kundër korrupsionit dhënë nga DASH është Didar Smagulov nga Kazakistan, që udhëheq një organizatë jofitimprurëse për çështjet e korrupsionit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026