Ministrja Manastirliu kundër deputetes Zhupa: Ke dhënë shembull të keq për fëmijët

12 Dhjetor 2024 | 11:27

Është zhvilluar këtë të enjte në Kuvend interplenca me Ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliun, kërkesë e cila u paraqit nga opozita.

Gjatë seancës, Manastirliu foli për vrasjen e 14-vjeçarit dhe sigurinë në shkolla.

“Kam folur dhe reaguar për ngjarjen tragjike të 14-vjeçarit që na ka prekur të gjithëve. Gjuha e urrejtjes, fryerja, janë shembulli më i keq që mund ti japim fëmijëve duke nisur nga kjo sallë”, tha ajo.

Manastirliu iu drejtua deputetes së PD, Ina Zhupa duke vënë në dukje se kjo e fundit ka përdorur në foltoren e Kuvendit gjuhën e urrejtjes kundrejt një kolegu.

“Nuk vonuat ta jepnit shembullin tuaj të keq ndaj fëmijëve, prindërve dhe çdo qytetari. Që në seancën e kaluar keni fyer rëndë një koleg të këtij Kuvendi. Interesi yt nuk ishte të merrje informacion mbi ngjarjen e ndodhur apo masat që kemi marrë për sigurinë në shkolla, kishe kërkuar interpelancë urgjente duke përdorur gjuhë fyese. U ngrite të flisje problemin dhe u bëre vetë problemi”, tha Ogerta Manastirliu kundrejt deputetes Zhupa.

Ministrja e Arsimit shtoi gjithashtu se shembulli që përcillet nga këtu, lidhet direkt me edukimin e fëmijëve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026