Kurti thirret nga Prokuroria Speciale, Kusari-Lila: Ndërhyrje në procesin zgjedhor
Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari-Lila foli në lidhje me thirrjen që i ka bërë Prokuroria Speciale kryeministrit Albin Kurti.
Në një intervistë për Euronews Albania ajo tha se në çdo vend demokratik kjo konsiderohet si ndërhyrje në sistemin e drejtësisë aq më tepër në momentin kur ndërmerret ky akt që korrespondon vetëm një ditë para dorëzimit të listave të kandidatëve për deputetë.
“Ajo çfarë ndodhi dje përkundrejt që është e pazakontë nuk ishte befasi për mënyrën si është pozicionuar apo si vepron Prokuroria Speciale në Kosovë. Nuk e di në ndonjë vend demokratik që do të mund të prezantohej ndryshe përveç se ndërhyrje e drejtpërdrejtë e drejtësisë në procesin zgjedhor i cili pritet të ndodhë, për më tepër në një ditë si e djeshmja ku zyrtarisht ishte afati i fundit për dorëzimin e listave të partive politike për zgjedhjet e rradhës që për herë të parë në Kosovën si shtet i Pavarur janë zgjedhje të rregullta”, tha Mimoza Kusari-Lila.
Ajo tha se kjo i dukej si një tendencë e drejtpërdrejtë për të dhënë një mesazh apo treguar që Prokuroria Speciale në një mënyrë ose tjetër, me dashje apo padashje po më shumë me këtë të dytën dëshiron të ketë impaktin e saj në procesin zgjedhor.
“Duket sikur drejtëpërdrejtë Prokuroria Speciale kërkon që të dëmtojë pozitën apo Lëvizjen Vetëvendosje. Sa i përket çështjes për të cilën është thirrur Kurti në Prokurorinë Speciale kemi një vendim të Gjykatës Supreme e cila i ka rekomanduar prokurorisë që me materialet te cilat i ka depozituar nuk ka bazë për vazhdim të hetimit që do të thotë që janë dy gjykata që kanë dhënë vendim për të njetën lëndë. Këtu përveçëse tendencë për një farë njollosje nuk ka asnjë synim tjetër qoftë për ta zbardhur si ngjarje apo për të parë keqëpërdorimet që mund të jenë bërë”, tha Kusari-Lila.
Mimoza Kusari-Lila u shpreh se përkundër dëshirës së të gjithëve në Kosovë që duan një sistem të drejtësisë tërësisht të pavarur nga mekanizmat të cilët kanë mbetur nga ish-pushtetet do të duhet dhe pak kohë sipas saj për të arritur te një pavarësi e plotë e sistemit të drejtësisë në veçanti të Prokurorisë Speciale.
Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim
Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit
“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)