BE pritet t’i kërkojë Kosovës të nisë pa vonesa themelimin e Asociacionit
Bashkimi Evropian (BE) pritet t’i bëjë thirrje Kosovës ta nisë punën pa asnjë vonesë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, thuhet në një dokument të zgjerimit të BE-së, që Radio Evropa e Lirë e ka parë.
BE-ja i ka përgatitur konkluzionet për zgjerimin e bllokut, të cilat do të duhej të miratohen të martën, më 17 dhjetor, në takimin e Ministrave të BE-së.
Në draftin e këtyre konkluzioneve, BE-ja gjithashtu u bën thirrje Kosovës dhe Serbisë që pa vonesa t’i zbatojnë marrëveshjet nga dialogu dhe të gjitha detyrimet e tjera, si dhe ua rikujtohen atyre se këto rrugëtimi i të dyjave shteteve drejt integrimeve evropiane varet pikërisht nga këto detyrime.
“Këshilli e përsërit se Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe Aneksi për zbatimin e saj, të miratuara në shkurt dhe mars 2023, duhet të respektohen dhe zbatohen në tërësi sa më shpejtë që të jetë e mundur pa parakushte, sikurse të gjitha obligimet e tjera nga BE-ja“, thuhet në këtë dokument.
Në veçanti Kosovës i kërkohet ta fillojë punën për miratimin e draft-statutit evropian për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Kjo përfshin themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe duke nisur me përcjelljen e draft-statutit, të cilin palëve ua ka paraqitur lehtësuesi i BE-së, përmes vendimit të Qeverisë së Kosovën në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës pa vonesa të reja“, thuhet në këtë draft.
Në tetor 2023, BE-ja ua dorëzoi Kosovës dhe Serbisë një “draft-statut modern” për formimin e Asociacionit. Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Franca dhe Italia – e mbështetën atë.
Prej atëherë, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i kanë bërë thirrje vazhdimisht Kosovës ta dërgojë në Gjykatën Kushtuese këtë draft-statut.
Zyrtarët e Qeverisë së kryeministrit Albin Kurti e kanë cilësuar si “non-paper” draft-statutin evropian.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme