“E dashur Klea Rama…” Agon Shehaj nxjerr videon e zv. ministres: Skandal
Kryetari i partisë “Mundësia” Agron Shehaj ishte këtë të enjte në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ku tha se në Shqipëri shteti ka marr fund pasi mjafton vetëm të përmendësh emrin e kryeministrit dhe shteti vihet në lëvizje.
Ai ndau rastin e ndodhur para një viti ku një 20 vjeçar duke përdorur emrin Klea Rama mashtori zëvendës ministren e arsimit duke i propozuar asaj bërjen e një projekti. Sipas sherhajt mjaftoi vetëm përmendja që djali ka bërë si “mbesë e kryeministrit” që zëvendës ministria ti vinte të gjithë në punë e të shpallte konkurse. Ai madje nxori edhe një video ku zëvendës ministria i uronte “Gëzuar festat 2024”.
“Do tregoj diçka që është vërtet absurde dhe tregon që shteti ka marr fund. Para një viti në shtator një djalë nga Devolli 20-vjçar i dërgon një sms zëvendësministres së arsimit dhe i thotë jam Klea Rama, mbesë e kryeministrit Edi Rama dhe dua t’ju propozoj një projekt për shkollat e mesme. Për këtë u bë një hetim më pas.
Zëvendës ministria nuk e verifikoi fare se kush ishte por i vuri të gjithë në punë, krijoi grupet e punës, koordinatorët, hapi konkurse dhe një vit rresht u vunë në lëvizje se ky djali u prezantua si mbesa e kryeministrit. Ka video ku drejtoresha e shkollës mbledh nxënësit dhe u lexon mesazhin e Klea Ramës, kjo edhe sikur të ishte e vërtet është skandaloze”, tha Agron Shehaj ndërsa nxori edhe videon e zëvendës ministres së arsimit, Nina Guga teksa falënderon “Klea Ramën” dhe i uron asaj festat e fundivit.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet