Punësonin indianë me kontrata fiktive, procedohen penalisht dy persona në Vlorë

13 Dhjetor 2024 | 12:22

Policia e Vlorës ka proceduar penalisht dy shtetas, të dyshuar për përfshirje në një skemë të punësimeve me kontrata fiktive. Shtetasit në fjalë janë D. T., 30 vjeç, banues në Shijak, dhe A. A., 54 vjeç, banues në Durrës.

Sipas informacionit të dhënë nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar ka referuar materialet përkatëse në Prokurori dhe ka nisur procedimin penal ndaj tyre. Dyshohet se ata, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë realizuar punësime me kontrata fiktive për disa shtetas të huaj, konkretisht indianë.

Materialet procedurale janë dorëzuar në Prokurorinë e Vlorës, e cila do të vijojë me hetimet për këtë rast, për të marrë masat e nevojshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)

Qindra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të enjte në protestën e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë...
19:47 | 04/06/2026

Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec

Protesta e qytetarëve në Vlorë ka vijuar edhe sot pranë Sheshit të Flamurit. Ndryshe nga ditët e mëparshme, pjesëmarrja është raportuar më e ulët, ndërsa...
19:39 | 04/06/2026

Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)

Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë,...
19:25 | 04/06/2026