“Superheronjtë” në Kosovë gëzojnë fëmijët e shtrirë në spitalin e pediatrisë
Superheronjët vizituan dhe këtë vit repartin e pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Ata përmes lëshimit me litar ofruan shfaqje për fëmijët e shtrirë në këtë klinike.
Personazhe të shumtë të filmave të preferuar të fëmijëve u pëlqyen shumë nga të pranishmit. Por, ata që e shijuan më shumë ishin fëmijët.
Spektatorët nuk munguan as nga dhomat e ballkonet e pediatrisë ku edhe janë të shtrirë shumë fëmijë.
Sipas drejtuesit të kësaj klinike, ky aktivitet është një çlirim shpirtëror për fëmijët e hospitalizuar.
“Ky aktivitet është mjaft i rëndësishëm sidomos për fëmijët të cilët janë të hospitalizuar ne klinikën e Pediatrisë për ardye se ka disa fëmijë me sëmundje kronike që qëndrojnë gjatë. Ky aktivitet është një çlirim i gjendjes shpirtërore”, u shpreh Violeta Grajçevci Uka, drejtore e Pediatrisë.
Pjesë e këtij aktiviteti përveç karaktereve të njohura të filmave, ishin edhe forcat e ushtrisë së Kosovës. Performanca e tyre u duartrokit me të madhe nga të vegjlit dhe të pranishmit e tjerë.
Superheronjët në pediatri tashmë është bërë një aktivitet i përvjetshëm dhe mbështetet nga institucione e kompani private. Në fund për të vegjlit u ndanë edhe dhurata.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk