Nga 1 janari abone falas për pensionistët, kush përfiton dhe procedurat që ndiqen
Duke nisur nga 1 Janari 2025, të gjithë pensionistët në Tiranë do të mund të udhëtojnë falas me transportin publik. Bashkia e Tiranës ka vendosur që pensionistët të përfitojnë përdorim pa pagesë të të gjitha linjave urbane të kryeqytetit, ndërsa abonetë do të subvencionohen nga Bashkia.
Kjo nismë përfshin 177 mijë pensionistë dhe është propozuar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke marrë miratimin nga Këshilli Bashkiak.
Për të përfituar abonenë, pensionistët duhet të paraqiten pranë njësive administrative të zonës ku banojnë, duke filluar nga 16 Dhjetor 2024.
Kush përfiton?
- Femrat që kanë mbushur 60 vjeç.
- Meshkujt që kanë mbushur 65 vjeç.
Dokumentet e nevojshme për regjistrim:
- Karta e identitetit.
- Regjistrimi bëhet në portalet përkatëse për të përfituar Abonenë e Pensionistit.
Çdo fund muaji, pensionistët duhet të paraqiten në pikat përkatëse të shpërndarjes për të marrë abonenë e muajit pasardhës. Dokumentet e nevojshme:
- Karta e identitetit.
- Një foto personale.
Abonja e pensionistit do të përmbajë emrin dhe mbiemrin e mbajtësit, ndërsa pajisja me abone bëhet në pikat përkatëse të shpërndarjes.
Gjatë përdorimit të transportit publik, pensionistët duhet të mbajnë me vete abonenë e pensionistit dhe kartën e identitetit.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër