Drafti i BE për dialogun: Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjet

14 Dhjetor 2024 | 14:29

Më 17 dhjetor, ministrat e BE do të zhvillojnë takimin e radhës ku do të diskutohen disa nga çështjet më të rëndësishme, përfshirë marrëdhëniet Kosovë-Serbi. Gjatë këtij takimi, pritet t’u bëhet edhe një herë thirrje të dyja palëve për zbatimin e marrëveshjeve të dala nga dialogu, të cilat deri tani nuk kanë gjetur një gjuhë të përbashkët. BE ka përgatitur një draft të zgjeruar, ku si pikë kryesore theksohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.

Dokumenti përmban disa detyrime kyçe nga të cilat varet rrugëtimi evropian i Kosovës dhe Serbisë. Vëmendje të veçantë merr veriu i Kosovës, veçanërisht pas sulmit të fundit në kanalin e ujit Ibër-Lepenc në Zubin Potok. Për këtë incident, Kosova ka akuzuar Serbinë, e cila në deklaratat zyrtare mohon përfshirjen në këtë ngjarje.

Sa i përket Asociacionit dhe draftit për formimin e tij, kryeministri Albin Kurti ka mbajtur qëndrim kundër, duke deklaruar se ai nuk është një dokument i institucioneve të Kosovës dhe për këtë arsye nuk mund të dërgohet për shqyrtim. Ky qëndrim ka sjellë kundërshtinë e SHBA-së. Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka deklaruar se Asociacioni nuk përbën pushtet paralel, por është një mekanizëm koordinimi që do të ndihmojë në afrimin e palëve.

Tashmë mbetet për t’u parë në takimin e 17 dhjetorit se cili do të jetë reagimi i palëve përballë kërkesave të vazhdueshme të BE-së për zbatimin e marrëveshjeve dhe përshpejtimin e dialogut.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026