Qindra libra në kuti bananesh, Piro Misha: Duhet një Bibliotekë Kombëtare e re
Në këto kuti bananesh ruhet një pjesë e fondit të bibliotekës kombëtare dhe shumë prej veprave gjenden të ngjeshura nëpër rafte.

Ky institucion, një nga më të rëndësishmit e memories kombëtare, prej vitesh vuan nga mungesa e hapësirës, dhe sipas drejtorit Piro Misha, situata sa vjen bëhet më alarmante.
“Ka mal me kuti të librave të rinj që vijnë për ditë. Për librat e rinj janë të detyrueshme 5 kopje por kjo krijon një masë shumë të madhe dhe bëhet i papërballueshme.
Edhe pse aneksi i Bibliotekës po rikonstruktohet, kjo nuk e shpëton dot institucionin nga kjo problematikë. Për Mishën zgjidhje mbetet vetëm ngritja e një godine të re.
“Është një pasuri që kërkon kushte më të mira dhe kjo mund të zgjidhet vetëm me bibliotekën e re, nuk ka zgjidhje tjetër. Duhet një ndërtesë e madhe, dinjitoze. Në të gjitha vendet perëndimore bibliotekat kombëtare janë një nga simbolet e qytetit
Por në Institutin e Monumenteve të Kulturës ekziston një plan projekt për të bërë rikonstruksion në godinë, në vlerën e 8 milion eurove.
“Ne kemi kërkuar ndihmë nga Delegacioni Evropian dhe na është sigurua një fond”, tha Arta Dollani, drejtoreshë e Institutit të Monumenteve.
Ndërkohë plani për ngritjen e një godine të re mbetet ende në nivelin e diskutimeve.
Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur