Vota e emigrantëve, Celibashi në Kuvend: Kur pritet të nis regjistrimi online

16 Dhjetor 2024 | 12:58

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi, deklaroi në Nënkomisionin për Diasporën dhe Migracionin se procesi i regjistrimit të emigrantëve për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025 do të fillojë më 11 Janar.

Ai gjithashtu konfirmoi se procesi i përgatitjes për votimin nga jashtë po zhvillohet sipas parashikimeve të Kodit Zgjedhor dhe se janë miratuar të gjitha aktet normuese të nevojshme për regjistrimin dhe përgatitjen e listës së zgjedhësve.

Celibashi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të partive politike për të siguruar realizimin në kohë të procesit.

Përsa i përket platformës për regjistrimin e votuesve, Celibashi shtoi se është në fazën finale të ndërtimit dhe se pritet një demonstrim i funksionaliteteve të sistemit para Krishtlindjeve, me qëllim që ai të jetë funksional dhe të nisë regjistrimi më 11 Janar.

Sa i përket tarifës së shërbimit postar për këtë proces, Celibashi tha se ka pasur diskutime me qeverinë dhe se është arritur një marrëveshje që shteti shqiptar të mbulojë këto shpenzime. Ai shtoi se në buxhetin e vitit të ardhshëm është përfshirë një fond për të paguar tarifën e dërgimit dhe kthimit të fletëve të votimit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026