“Grenell totalisht pro-Serb”, politologu: Si do ndikojë zgjedhja e tij për Kosovën

16 Dhjetor 2024 | 22:05

Analisti dhe politologu Fitim Zekthi ishte këtë të hënë në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ku foli për ndikimin që mund të ketë zgjedhja e Richard Grenell si emisar i politikës së jashtme të SHBA për Ballkanin.

Ai tha se Grenell ndonëse ka pikëpamje të pamohueshme pro-serbe nuk mund të ketë ndonjë ndikim të madhë pasi politika e jashtme e SHBA-së drejtohet nga disa aktor të mëdhenj.

“Ai është absolutisht pro-serb. Nuk ka asnjë mëdyshje për këtë. Në mënyrën se si ai i është qasur çështjes së Kosovës ai ka qenë totalisht, pro-serb. Por unë mendoj se Grenell është një njeri shumë i pafuqishëm që të ketë ndikim te kjo gjë.

Vendimarrja në SHBA për çështjen e politikës së jashtëm janë shumë aktor, të paktën katër entitete të fuqishmë, Shtëpia e Bardhë, Departamenti i Shtetit, Kongresi dhe Senati, pra të dyja dhomat dhe grupi gjigant i Pentagonit.

Tjetra, nëse shikojmë emërimet e Donald Trump shikojmë që Sekretari is htetit, Këshilltari për sigurinë kombëtare dhe Ambasadorja e OKB-së, tre figura që kanë qasje intervenuese, jo izolicioniste siç është Grenell”,-tha Zekthi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026