“Grup me probleme të formimit politik”, Topalli analizon përplasjet mes demokratëve
Jozefina Topalli ishte këtë të hënë e ftuar në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ku ka folur për ngjarjet e fundit politike në vendin tonë. Ajo u ndal edhe njëherë te përplasjet që ndodhën mes demokratëve ku u krijuan disa grupime brenda PD dhe më pas bashkimin e disa prej tyre në krahun e Sali Berishës.
“Si duket ata kanë pasur nevojë për më shumë kohë për të kuptuar që parimet dhe vlerat peshojnë më shumë. Këto mund të mëshirohen në një numër më të vogël njerëzish në fillim, por më pas këta bëhen shumicë dhe atyre u është dashur më shumë kohë të kuptojnë se ku është shumica. Gjithashtu edhe për të kuptuar parimet bazë mbi të cilat funksionon zgjedhja, zgjedhja e kryetarit e të tjerë”
e pyetur nëse mendon se kjo ka qenë zgjedhje pragmatike e tyre, Topalli tha se mund të ketë qenë zgjedhje pragmatike, por edhe nga presioni i opinionit publik.
“Unë uroj të jetë e tejkaluar. Por këto kanë qenë prova individuale dhe prova në grup, për një grup parlamentar që kishte probleme të formimit politik në element të saj”,-tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet