Kosova ekstradon në SHBA një të dyshuar për vrasje në Bronks më 2006

17 Dhjetor 2024 | 08:02

Autoritetet kosovare e ekstraduan javën e kaluar në Shtetet e Bashkuara një të dyshuar për vrasje në një rast 18-vjeçar të vjetër, njoftoi të hënën vonë ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.

“Javën e kaluar, ne e shfrytëzuam traktatin për ekstradim mes SHBA-së dhe Kosovës për ta dërguar një të pandehur nga Kosova në Shtetet e Bashkuara për t’u përballur me gjykim”,shkroi Hovenier në X.

Ai i falënderoi autoritetet kosovare për ndihmën që ia ofruan SHBA-së në këtë rast.

Afrim Gashi, 42 vjeç, u arrestua javën e kaluar dhe u dërgua në Shtetet e Bashkuara më 13 dhjetor si i dyshuar për vrasje dhe vrasje paramendim.

Ai doli para gjykatës në Bronsk më 16 dhjetor, ndërsa seanca e radhës kundër tij do të zhvillohet më 16 janar 2025.

Gashi dyshohet për vrasjen e Kemal Kolenoviq, një ish-boksier profesionist i peshave të mesme me prejardhje nga Mali i Zi, i cili ishte 28-vjeçar në kohën e vdekjes më 31 dhjetor të vitit 2006.

Sipas hetimit, më 31 dhjetor 2006, Gashi kishte pasur një mosmarrëveshje dhe një përleshje fizike në restorantin dhe barin Moonlight në Bronks.

Pasi ishte përzënë nga klubi i natës, Gashi e kishte vazhduar fjalosjen me njerëzit jashtë klubit dhe përsëri i ishte kërkuar të largohej.

Gashi, sipas aktakuzës, hipi në veturën e tij të zezë, e tipit SUV, dhe iu vërsul njerëzve në trotuar, duke e goditur Kemal Kolenoviq. Kolenoviq, një kalimtar i pafajshëm, u hodh disa metra larg pasi u godit me veturë dhe më vonë vdiq nga plagët e marra.

Gashi më pas kishte ikur për në Kosovë dhe u ekstradua në SHBA më 13 dhjetor 2024.

LEXONI  GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026