Kurti nuk paraqitet në Prokurorinë Speciale, opozita nis sulmin/ Reagimet
Mos paraqitja e kryeministrit Albin Kurti në Prokurorinë Speciale ka krijuar përplasje në politikën e bredshme të Kosovës.
Opozita e fajëson kreun e qeverisë së po shpërfill drejtësinë, ndërsa zyra e shtypit të kryeministrit shkruan se Kurti është i gatshëm ti presë hetuesit në zyrën e tij.
Zyra e Kryeministrit e ka njoftuar Prokurorinë Speciale se shefi i ekzekutivit, Albin Kurti ndodhet në udhëtim jashtë vendit dhe nuk mund të paraqitet në Prokurorinë Speciale, bëri të ditur zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Liridona Kozmaqi.
“Prokuroria Speciale është informuar se kryeministri Kurti gjendet në udhëtim jashtë vendit dhe e ka të pamundur të paraqitet sot në Prokurorinë Speciale. Prokuroria Speciale konform legjislacionit në fuqi do ta përgatis një ftesë tjetër për kryeministrin Kurti për një datë tjetër”, thotë Liridona Kozmaqi.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu kishte shkruar në rrjetin social Facebook se përmes kësaj ftese po tentohet ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2025.
“Në zgjedhjet e kaluara kishte një vendim gjyqësor i cili ia kishte pamundësuar kandidimin në garën zgjedhore të 14 shkurtit 2021, kurse tash përmes kësaj ftese po tentohet ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të 2025. Qëllimi mbetet i njëjtë. Metoda ka ndryshuar. Kjo është ndërhyrje e sistemit të drejtësisë në proces zgjedhor”.
Por, opozita në Kosovë e ka cilësuar këtë veprim të kryeministrit si mospërfillje të sistemit të drejtësisë.
Gjatë kësaj të hëne, kryeministri Albin Kurti nuk ka mundur të shkojë për të dëshmuar në Prokurorinë Speciale por zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, tha se Kurti ka shprehur gatishmërinë t’i mirëpres prokurorët e rastit në zyrën e tij në një ditë dhe orë të dakorduar nga të dy palët për të përmbushur kërkesën e dalë nga ftesa e prokurorisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë