Hapja e grupkapitullit VI për Shqipërinë, Kos: Sinjal gjeopolitik, forcojmë sigurinë

17 Dhjetor 2024 | 10:08

Komisionerja për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë në BE, Marta Kos, përshëndeti hapjen e negociatave për grupkapitullin e 6-të mes Shqipërisë dhe BE-së.

Në një konferencë të përbashkët në Bruksel, në krah të kryeministrit Rama, Kos deklaroi se hapja e grupkapitullit të 6-të, që lidhet me marrëdhëniet me jashtë, është një sinjal gjeopolitik për stabilitetin dhe sigurinë e Ballkanit Perëndimor.

Kos theksoi se harmonizimi i politikave të jashtme mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian forcon jo vetëm sigurinë në kufijtë e BE-së, por edhe në vetë Unionin.

“Për sa i përket negociatave dhe hapjes së grupkapitullit të parë, tashmë negociatat janë të hapura. Sot ne hapim grupkapitullin e 6-të për marrëdhëniet me jashtë. Shpresoj që Presidenca polake të vazhdojë përpjekjet në të ardhmen. Do të fillojmë edhe me mbylljen e mandatit tim.

Ky vendim i sotëm është një sinjal i qartë për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor se zgjerimi mbetet një prioritet për Bashkimin Evropian. Jemi të përkushtuar të arrijmë rezultate të tjera dhe të forcojmë Unionin, duke pasur parasysh ndryshimet gjeostrategjike që po ndodhin në nivel global.

Në këtë kontekst ndërkombëtar, hapja e negociatave për grupkapitullin e 6-të ka një rëndësi strategjike. Ajo çon një sinjal gjeostrategjik dhe është një njohje e qartë e harmonizimit të Shqipërisë me politikat e BE-së si një partner i qëndrueshëm dhe i vlefshëm.

Duke hapur kapitujt për këtë temë, ne flasim për marrëdhëniet me jashtë. Këto zhvillime forcojnë paqen, stabilitetin dhe sigurinë në BE dhe në kufijtë e Bashkimit Evropian, ku Shqipëria vepron si një aktor i rëndësishëm përkrah BE-së,” tha Kos.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026