Konferenca ndërqeveritare Shqipëri-BE, Szijjártó: Shqipëria, progres të paprecedentë

17 Dhjetor 2024 | 09:54

Këtë të martë po mbahet konferenca e tretë ndërqeveritare Shqipëri-BE për hapjen e grupkapitujve. Ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Péter Szijjártó tha në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Bruksel, se Shqipëria ka treguar një progres të shkëlqyer për grupkapitujt e BE-së.

Szijjártó nënvizoi se Shqipëria ka bërë shumë përparim në 6 muajt e fundit ndërsa theksoi se vetëm në dy muajt e fundit janë mbajtur dy konferenca ndërqeveritare, dy grupkapituj janë hapur.

“Në gjashtë muajt e fundit ne kemi bërë të të gjitha përpjekjet tona për të përshpejtuar procesin e zgjerimit. Për Shqipërinë që nga viti 2009, Shqipëria e ka paraqitur kërkesën për akses. Në 2014, mori statusin e vendit kandidat, në 2022 filluan negociatat dhe themeli i negociatave filloi vetëm këtë vit nën presidencën Hungareze. Vetëm në dy muaj kemi patur dy konferenca ndërqeveritare, dy grupkapituj janë hapur dhe kjo shpejtësi ëshë e paprecedentë.

Më shumë ka ndodhur në këto dy muajt e fundit se sa në 15 vitet e kaluara. Them se kjo paraqet sukses për Shqipërinë, presidencën hungareze dhe Bashkimin Europian. Shqipëria ka treguar progress të shkëlqyer për të gjashtë kapitujt që do të jenë në këto grupkapituj si për marrëdhëniet e jashtme për sigurinë, ndaj po e hapim këtë grupkapitull sot në mënyrë që Shqipëria të ecë përpara”,-tha Szijjártó.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026